Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:06
Gjykata

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Me propozim nga mbrojtja, sot duhet të dëgjohen tetë deputetë nga përbërja e vjetër, dhe në mesin e tyre është edhe Talat Xhaferi.

Rasti ndodhen në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar me propozim të mbrojtjes ishte ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. U dëgjuan më shumë deputetë, Ilija Dimovski, Bllagoj Despotovski, Vesna Damçevska Ilievska dhe Vesna Pemova.

Me lëdnën udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar për organizimin e 27 prillit janë ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori Vladimir Atanasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat