Maqedoni, gjithsej 78 pacientë janë shtruar në spitale

Maqedonia

Maqedoni, gjithsej 78 pacientë janë shtruar në spitale

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 10 pacientë u pranuan në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjithsej 78 pacientë u shtruan në spital. Ka 43 pacientë me mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient me ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë shtruar katër fëmijë dhe katër nëna pozitive për Covid-19, pesë fëmijë dhe pesë nëna të dyshuara për virusin.

Dy persona u pranuan në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa gjithsej 31 pacientë janë shtruar në spital. Në respirator është një pacient.

22 pacientë u shtruan në spital në Manastir, ndërsa 43 pacientë u shtruan në spitalin në Shtip. 160 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Covid-19, u shtruan në spital në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat