30 për qind e qytetarëve kanë kërkuar shtyrje të dytë të kësteve të kredive

Maqedonia

30 për qind e qytetarëve kanë kërkuar shtyrje të dytë të kësteve të kredive

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Vetëm rreth 30 për qind e qytetarëve që shfrytëzuan mundësinë për shtyrjen e kësteve të kredive shtyrë përsëri e kanë kërkuar të njëjtën. Jozyrtarisht, Mësohet se numri i kërkesave është ulur në mënyrë drastike për shkak të kritereve më të rrepta të vendosura nga bankat që qytetarët të mund të marrin shtyrje të dytë gjashtëmujore. Tani në radhë janë bankat që deri në fund të këtij muaji do t’i shqyrtojnë të gjitha kërkesat e marra dhe do t’i informojnë klientët nëse kërkesa e tyre është aprovuar.

Për dallim nga vendimi i parë për ngrirjen e kredive që munden ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët, shtyrjen e dytë mund të shfrytëzojnë qytetarët që kanë humbur punën, kanë ulje të rrogave të paktën 10% gjatë krizës së korona virusit ose kanë shpenzime të larta mjekësore për trajtim nga koronavirusi.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se edhe me shtyrjen e dytë, ata nuk do të kursehen nga kamata. Si për periudhën e parë gjashtëmujore, njëjtë edhe tani banka llogarit kamatë e cila më pas do të shtohet në pjesën tjetër të kësteve për produktin e kredisë. Shtyrjen e parë gjashtëmujore e shfrytëzuan rreth 70% e qytetarëve që kanë detyrime kredie ndaj bankave. Pagesa e rregullt fillon nga 1 tetori, gjegjësisht nga java e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat