Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve dhe rëndim të bilancit të viktimave nga COVID-19.
Saktësisht, 48 raste u regjistruan në Maqedoninë e Veriut, 100 më pak se dje. Teksa sot pati 4 viktima nga COVID-19.
Po ashtu 61 pacientë fituan betejën me COVID-19, teksa Maqedonia e Veriut është një ndër të paktat vende në rajon dhe Europë që nuk do shtrëngojë masat, por do i lirojë duke filluar me kufijtë.