Rekord i ri/ 870 raste të reja, 292 të shëruar dhe 14 të vdekur nga koronavirusi

Maqedonia

Rekord i ri/ 870 raste të reja, 292 të shëruar dhe 14 të vdekur nga koronavirusi

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:03
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2647 testime ndërsa janë regjistruar 870 raste me koronavirus. Ky numër paraqet rekord që nga fillimi i pandemisë.

Rastet janë evidentuar në: Shkup-422, Kumanovë-28, Dibër-10, Shtip-25, Prilep-28, Tetovë-64, Strugë-10, Veles-38, Manastir-29, Ohër-26, Gostivar-23, Strumicë-55…

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 292 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 14 pacientë kanë humbur jetën. Tre pacientë nga Shkupi (51, 60 dhe 83), tre nga Kumanova (65, 71 dhe 53) dy nga Prilepi (55 dhe 56) një nga Tetova (63) një nga Velesi (65), një nga Strumica (68), një nga Radovishi (72) dhe një nga Kravota (75). Që të gjithë kanë humbur jetën në kushte klinike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat