Shapaska: Qeveria është e vendosur, dita e diel të shpallet ditë jo pune

Maqedonia

Shapaska: Qeveria është e vendosur, dita e diel të shpallet ditë jo pune

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 08:43
Jagoda Shapaska

Qeveria është e vendosur që dita e diel te shpallet dite jo pune për sektorin privat. Këtë e konfirmoi në emisionin e sotëm ministria e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shapaska. Ajo tha se propozim ligji do të jetë gati brenda 10 ditëve.

Me këtë ligj, sipas saj, të gjitha aktivitet private ditën e diel do të jenë të mbyllura përfshirë dyqanet, supermarketet, qendrat tregtare, etj. Ajo tha se normalisht aktivitet publike do të funksionojnë, si ambulantat, farmacistë, zjarrfikësit, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat