Lëndohet rrëndë 54-vjeçarja pasi që me automjetin e saj doli nga rruga

Maqedonia

Lëndohet rrëndë 54-vjeçarja pasi që me automjetin e saj doli nga rruga

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:22
Foto Ilustrim

Në datën 19.11.2020 në orën 10.50 është denoncuar se në autostradën Demir Kapi-Negotinë, te vendi i quajtur “Ostrovë’, automjeti i udhëtimit “Pasat”, me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga L.K. (54) nga Gjevgjelia ka dalë nga rruga.

Në aksident L.K. ka marrë lëndime të rrënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e shëndetit në Negotinë. Është kryer hetim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i Stacionit policor – Negotinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat