Filipçe: Spitalet private e pajisin spitalin ‘Bogorodica e Vogël’ me shtretër

Maqedonia

Filipçe: Spitalet private e pajisin spitalin ‘Bogorodica e Vogël’ me shtretër

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:42
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pas takimit me pronarët e spitaleve private Zhan Mitrev, Sistina dhe Remedika në deklaratë për media theksoi se është arritur marrëveshje dhe janë siguruar kapacitete shtesë prej 100 shtretërve për trajtimin e pacientëve me coronavirus. Bëhet fjalë për resurse që shteti do t’i shfrytëzojë nga spitalet private.

“Bashkërisht u dakorduam që të jetë spitali “Bogorodica e Vogël’, spitali i vjetër i Sistina ku mund të vendosen 100 kapacitetet. Në mënyrë të plotë do të pajisjen nga spitalet private. Nga atje do të sigurohet edhe kuadri edhe materiali. Kjo do të bëhet me kompenzim sipas ligjeve pozitive”, potencoi Filipçe.

Filipçe tha se në spitalet shtetërore ka kapacitete të mjaftueshme. Ai tha se sot në mëngjes ka pasur koordinim me drejtorët e spitaleve 8 shtatori dhe për çdo ditë është në kontakt me mjekët dhe spitalet e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat