Personat me nevoja të veçanta kërkojnë kushtet për një jetë normale

Maqedonia

Personat me nevoja të veçanta kërkojnë kushtet për një jetë normale

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Institucionet në vendin tonë nuk kanë shifër zyrtare të personave me nevoja të veçanta. Të vetmet të dhëna që posedojnë janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të të cilave personat me nevoja të veçanta përbëjnë 15% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Megjithatë, nga një anketë e realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave gjatë vitit 2011, rezulton se përqindja e tyre është dyfish më e lartë. Elena Koçoska, nga Lëvizja Kundër Aftësisë së Kufizuar, thotë se si mënyrën më të saktë për të arritur deri tek numri i këtyre qytetarëve, shohin shtimin e pyetjes “ A keni ndonjë handikap” në Propozim-ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Koçoska thotë se sugjerojnë, por pritjet se diçka e tillë do të pranohet janë të ulëta.

Në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, për fat të keq ka mbetur ende metodologjia që bazohet në atë qasje mjekësore, nuk e ka qasjen për të drejtat e njeriut. Ajo që ne sugjerojmë është që duhet patjetër të ketë pyetje, “ A jeni person me handikap”? Në mënyrë të vazhdueshme i sugjerojmë dhe apelojmë shtetit se Propozim-ligji aktual për regjistrimin e popullsisë nuk reflekton të drejtat e njeriut kundrejt qytetarëve me handikap. Megjithatë për fat të keq nga Ministria e Drejtësisë ende nuk kemi ndonjë përgjigje – tha Elena Koçoska- Lëvizja “Polio Plus”.

Duke mos pasur numër të saktë, shteti nuk mund të ketë një sistem plotësisht funksional që personave me nevoja të veçanta u ofron kujdes dhe kushte për përfshirje aktive në jetën sociale. Të njëjtëve më shumë mundësi punësimi u ofron sektori privat, se ai shtetërore, thotë Koçoska.

Madje edhe gjatë punësimit të personave me handikap e shohim në aspekt të mëshirës, “ Ja ne punësuam një person me aftësi të kufizuara”. Në si persona me nevoja të veçanta nuk kemi qasje. Nuk kemi qasje, jo vetëm fizikisht, jo vetëm trarët. Nëse dëshironi që të rrisni numrin e personave me nevoja të posaçme të punësuar ne vendin tonë, shteti duhet të ketë patjetër sistem kuotash, që duhet të vlejë jo vetëm për sektorin privat, por edhe për administratën publike. Madje edhe në karriget në disa ministri të caktuara duhet të ulen persona me handikap – deklaroi Elena Koçoska- Lëvizja “Polio Plus”.

Sipas saj, jo të gjithë personat me nevoja të veçanta marrin mbështetje nga shteti, pasi kushtet që i kategorizojnë si të tillë janë shumë rigoroze. Koçoska sistemin për përkujdesje ndaj personave me nevoja të veçanta e krahason menjë derë që nuk funksionon, sepse pjesët për ndërtimin e saj nuk përshtaten me njëra tjetrën, sepse janë marrë nga shtete të ndryshme. Me qëllim që fëmijët me aftësi të veçanta të arrijnë potencial maksimal në buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 54 milion denarë për punësimin e asistentëve arsimorë nga viti i ardhshëm shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat