OBRM-PDUKM: Piku i coronavirusit nuk përfundon ashtu siç nuk përfundon edhe paaftësia e Zaevit dhe Filipçes

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Piku i coronavirusit nuk përfundon ashtu siç nuk përfundon edhe paaftësia e Zaevit dhe Filipçes

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
OBRM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se ‘piku i coronavirusit nuk përfundon ashtu siç nk përfundon edhe paaftësia e Zaevit dhe Filipçes”.

Nga OBRM-PDUKM cekin se vetëm gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 1.342 raste dhe 22 të vdekur dhe se deri tani, Maqedonia ka 1.847 viktima dhe është një ndër vendet që mban rekord për nga vdekshmëria në një milionë banorë.

“Të paaftit e Zaev, Filipçe dhe Angellov nuk po ndërmarrin masapër t’i mbrojtur qytetarët, por vetëm ta manipulojnë opinionit se gjithçka është nën kontroll”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se dorëheqje dhe përgjegjësi duhet të ketë për shkak se epidemia e Qeverisë është e rrezikshme si coronavirusi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat