OEMVP ndan çmime/ Këto janë top 5 kompanitë më të sukseshme të vitit të kaluar

Maqedonia

OEMVP ndan çmime/ Këto janë top 5 kompanitë më të sukseshme të vitit të kaluar

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
OEMVP

Sot u realizua edicioni i 10-të jubilar i ngjarjes “TOP 100”, në të cilën u shpallën 100 kompanitë më të suksesshme. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në hotelin “DoubleTree by Hilton”, prezantoi në mënyrë hibride kompanitë më të fuqishme, të cilat vitin e kaluar arritën rezultate pozitive.

Gjatë ngjarjes “TOP 100”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ndau çmime për TOP5 kompani, të cilat janë shquar për arritje të veçanta në veprimtaritë e tyre dhe dallohen si kompani lidere për vitin 2019, gjithashtu tre çmime të veçanta.

Për përzgjedhjen e këtyre kompanive kryesuese, vendimtarë janë disa tregues, si të ardhurat vjetore që paraqesin, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi në kapital, të cilët i dallojnë ato nga pjesa tjetër e katalogut.

Çmimin e parë e morri kompania Dauti Komerc, çmimin e dytë kompania Alma-M, çmimin e tretë kompania Pofix, çmimin e katërt kompania Bas Tuti Fruti dhe çmimin e pestë kompania Kipper. Kompania AK-INVEST morri çmimin si kompani me rritje më të shpejtë, Qendra Edukative REA fitoi çmimin si kompani e udhëhequr nga grua, kompania Knauf Radika merr çmimin e kompanisë me partneritet të sukseshëm.

Ngjarja e 10-të jubilare për prezantimin e katalogut “TOP 100” ishte me karakter të mbyllur, për shkak të pajtueshmërisë me të gjitha masat dhe rekomandimet, sipas të cilave edhe u organizua, kurse transmetimi i ngjarjes u zhvillua drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale, në tri gjuhë të ndryshme – maqedone, shqipe dhe angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat