Gjendja e krizës në Maqedoni vazhdohet deri në qershor të vitit të ardhshëm

Maqedonia

Gjendja e krizës në Maqedoni vazhdohet deri në qershor të vitit të ardhshëm

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Foto Ilustrim

Gjendja e krizës në vendin tonë do të vazhdoj deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Ky propozim i Qeverisë sot u votua nga deputetët.

Me 61 vota “pro”, pa asnjë “kundër” dhe “abstenuar”, Kuvendi votoi vendimin për shpalljen e një gjendjes së krizës në vend deri më 30 qershor 2021.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë.

Vendimi duhet të mundësojë zgjatjen e gjendjes njëmujore të krizës për gjashtë muaj të tjerë për shkak të situatës me coronavirusin që ka qenë në fuqi që nga 20 i muajit të kaluar, me një vendim të Qeverisë, me kërkesë të Këshillit të Sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat