Grubi: Është përgjegjësi e jona që t’ju gjendemi pranë prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Maqedonia

Grubi: Është përgjegjësi e jona që t’ju gjendemi pranë prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot takoi përfaqësuesit e shoqatës për persona me nevoja të posaçme “Bashkë mundemi” në Gostivar dhe përfaqësuesit e Qendrës së autizmit “Fluturo për Jetën” në Tetovë.

Gjatë këtij takimi z. Grubi me udhëheqësit e këtyre shoqatave biseduan për punën që ata bëjnë dhe mënyrën e funksionimit në këtë periudhë të vështirë që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë botën. Zëvendëskryeministri i parë Grubi fëmijëve me nevoja të posaçme të këtyre shoqatave iu dhuroi paketa me dhurata me rastin e festave të fund vitit.

“Është përgjegjësi e të gjithë neve që t’ju gjendemi pranë prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe i sigurova që në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta kenë derën e hapur për të gjitha nevojat e tyre dhe jemi këtupër t’ju shërbyer atyre në përditshmëri.

Kishim një vit të vështirë, të gjithë bashkë si shoqëri, por në veçanti prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe shpresoj se vitin e ardhëm me tejkalimin e pandemisë do të përqendrohemi edhe në lehtësimin e përditshmërisë së këtyre fëmijëve”, ka thënë Grubi.

Në përmbyllje të këtyre dy takimeve zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka thënë se angazhimet e lëvizjeve për të drejtat e personave me nevoja të posaçme në veçanti fëmijëve të kësaj kategorie mundësojnë krijimin e një shoqërie në të cilën këta fëmijë janë qytetarë të barabartë dhe të integruar në shoqëri.

Grubi gjithashtu ka thënë se ai dhe ekipi i tij do të mundohen të jenë një zë i fuqishëm dhe korrektor i masave për këtë kategori të fëmijëve dhe se ai do të përkrah çdo nismë për ngritjen e çështjes së fëmijëve me nevoja të veçanta.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat