28 mijë qytetarë mund do të mbeten pa ndihmën prej 6 mijë denarëve?

Maqedonia

28 mijë qytetarë mund do të mbeten pa ndihmën prej 6 mijë denarëve?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Qeveria dhe bankat në Maqedoninë e Veriut edhe sot kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me pagesën e qytetarëve, të cilët nuk arritën të marrin gjashtë mijë denarë, ndihmë shtetërore, shkruan Alsat.

Bankat kërkojnë ndryshime ligjore në Ligjin ekzistues për Mbështetjen Financiare në mënyrë që të zgjasin afatin, ndërsa Qeveria kërkon që bankat të jenë tolerante. Afati për pagimin e parave të shtetit skadoi të premten e kaluar, me të cilin rreth 28 mijë qytetarë për shkak të llogarive të bllokuara, të dhënave të papërditësuara ose moshapjes së llogarive të reja, nuk arritën ti marrin gjashtë mijë denarët e premtuara. Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje deri nesër, bankat janë të detyruara me ligj t’i kthejnë paratë përsëri në buxhet.

Një ditë më parë zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski theksoi se Qeveria pret tolerancë nga bankat për ditët në vijim, derisa të përfundojë pagesa e plotë për ndihmën e planifikuar prej 6,000 denarëve, sepse bëhet fjalë për qytetarë të kategorive që më së tepërmi janë prekur nga kriza.

Arsovski siguroi se të gjithë grupet e prekura nga kriza do të marrin ndihmën prej 6,000 denarëve.

“Edhe pse Ligji nuk e detyron Qeverinë, duhet theksuar se ankesat janë përpunuar në kohë rekord, ka pasur rreth 78,000 ankesa. Të gjithë ata që janë ankuar do të marrin përgjigje në e-mail adresën që ata e kanë dhënë gjatë paraqitjes së ankesës. Po azhurnohen edhe listat në uebfaqen kupuvamdomasno.mk, ku do të mund të kontrollojnë të njëjtat të dhëna”, informoi Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat