Në vitin 2020 më tepër shkurorëzime dhe më pak kurorëzime

Maqedonia

Në vitin 2020 më tepër shkurorëzime dhe më pak kurorëzime

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Ilustrim

Numri i martesave në vitin 2020 në RMV është 7000. Vitin e kaluar ky numër shënon 11500. Kjo do të thotë se numri i martesave në vitin 2020 është ulur për 4500 martesa më pak, apo rreth 39% më pak.

Numri është i madh i qytetarëve që sivjet nuk arritën që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë, kryesisht kjo përshkak korona virusit e cila po zgjatë tanimë 10 muaj. Duke u ndaluar festimet, mbledhimet masovike dhe shoqërimet, erdhi deri tek anulimi i dasmave dhe mbyllja e restoraneve, ndërsa numri është i vogël i atyre që vendosën të martohen pa dasëm.

Edhe tek ofiqari duheshte që të gjithë ata që ishin prezent të mbajnë distancë dhe maskë.

Derisa numri i martesave është ulur, në tremujorin e tretë të këtij viti është regjistruar rritje e numrit të shkurorëzimeve.

Për tre muaj janë marë 357 vendime për shkurorëzime që paraqet rritje për 8,5 % në krahasim me periudhën e njejtë nga viti i kaluar. Më së shumti shkurorëzime ka patur në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat