Dalin fotot e zjarrit nga Qendra Tregtare në Strumicë

Maqedonia

Dalin fotot e zjarrit nga Qendra Tregtare në Strumicë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:00
Foto Ilustrim

Natën e kaluar, (e shtunë) 02.01.2021 në 23.12 një zjarr i madh shpërtheu në QT “Global”.

Njësiti i Zjarrfikësve nga Strumica shkoi në vend menjëherë pas raportit të parë. Duke marrë parasysh seriozitetin dhe madhësinë e zjarrit, e gjithë përbërja e njësisë u mobilizua menjëherë, duke përfshirë 38 zjarrfikës dhe 6 kamionë zjarrfikës.

“Është kërkua ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Radovishut me 3 kamionë zjarrfikës dhe 6 zjarrfikës, zjarrfikësit të Kavadarit me 3 kamionë dhe 8 zjarrfikës, zjarrfikësit të Vallandovës me 3 kamionë dhe 4 zjarrfikës, zjarrfikësit e Shtipit me 1 kamion dhe 5 zjarrfikës dhe nga Komunalec me dy cisterna me ujë”, thonë nga Njësiti i Zjarrfikësve të Strumicës.

Zjarri u shua në orën 03:50 nga tre hyrje, nga Rruga Leninova, Rruga 4 Korriku dhe Rruga Vasil Surçev.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat