Mbyllet një lokal në Çellopek të Epërm, ndalohet pronari

Maqedonia

Mbyllet një lokal në Çellopek të Epërm, ndalohet pronari

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:11
foto nga vendi ngjarjes

Në fshatin Çellopek i Epërm policia ka mbyllur një lokal i cili ka shkelur masat anti-Kovid duke punuar edhe pas orarit. Kontrolli është kryer në ora 20:40 minuta, pas çka Inspektorati Shtetëror ka vënë nën dry lokalin në fjalë.

“Pas informatave paraprake, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një objekt në fshatin Çellopek i Epërm në pronësi të D.R. 31 vjeçar.

Gjatë kontrollit është konstatuar se objekti po punon dhe në të janë hasur 17 mysafirë dhe vetë pronari i cili më pas është ndaluar në stacionin policorë të Tetovës”, thuhet në njoftimin e policisë.


Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pronarit të lokalit do të ngritët padi adekuate në bazë të Nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat