Ish deputetja Boneva: Shpikën skandal seksual ndaj meje

Maqedonia

Ish deputetja Boneva: Shpikën skandal seksual ndaj meje

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:01
Silvana Boneva

Ish deputetja e VMRO-DPMNE’së dhe ish anëtare e KSHZ’së ka dhënë sot deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor kundër saj të ngritur nga Prokuroria Speciale.

Ajo ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ndaj saj është bërë një betejë e padrejtë me shpifje e shpikje të gjërave të pavërteta.

“Isha publikisht e linçuar për vite të tëra, me gënjeshtrat e mëdha të konstruuara se jam rekordere në marrjen e kompensimeve për harxhime rrugore, pastaj se kam blerë banesa me para kriminale, me gënjeshtra se kam arritur në firma në firma si Silbo, Zhikol, garazhë në kate në Prilep, kazino në Gjevgjeli, plantazhe në Vallandovë e Dojran dhe shumë gënjeshtra të tjera. Madje shpikën edhe se kam pasur skandal seksual, që tani të më vendosin mbi shpinë edhe vepër kriminale që nuk e kam kryer”, ka thënë në dëshminë e saj ish deputetja Silvana Boneva.

Boneva, më tutje theksoi se si persona me mendime të kundërta politike me të, qëllimisht kanë nxitur urrejtje dhe vepra të këqija ndaj saj me gënjshtra dhe shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat