Besimi: Tarifë doganore, kalendar tatimor dhe Fond për mbështetje të eksportit me qëllim të konkurrencës më të madhe dhe mjedis më të parashikueshëm afarist

Maqedonia

Besimi: Tarifë doganore, kalendar tatimor dhe Fond për mbështetje të eksportit me qëllim të konkurrencës më të madhe dhe mjedis më të parashikueshëm afarist

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:09
Foto nga vendi i ngjarjes

“Tarifa doganore e cila do të jetë në drejtim të rritjes së konkurrencës së kompanive, kalendari tatimor që do të mundësojë parashikueshmëri më të madhe tatimore dhe Fondi për mbështetjen e kompanive të eksportit që do të krijohet përmes Bankës zhvillimore, janë vetëm disa nga masat e ndërmarra në konsultim me odat dhe që do të përmirësojnë likuiditetin e kompanive si dhe do të kontribuojnë në rritjen e përshpejtuar të ekonomisë”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në takim me Branko Azeskin, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë dhe me kompanitë – anëtare të Odës, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Kryetari i OEM-së Azeski, theksoi se tarifa doganore, ulja e detyrimeve parafiskale dhe vendosja e hollding kompanisë si formë e re e personit juridik, janë tre kërkesat e Odës ekonomike të Maqedonisë. Nga OEM-ja u mirëprit vaçanërisht masa e re nga pakoja e pestë e masave për krijimin e Fondit për mbështetjen e kompanive të eksportit, me anë të së cilës mbështeten edhe kompanitë e mëdha.

Me anë të këtij Fondi, i cili do të krijohet përmes Bankës Zhvillimore, do të mbështeten kompanitë e mesme dhe të mëdha të orientuara drejt eksportit, me kredi me norma interesi të favorshme dhe me kushte të favorshme.

– Deri në fund të muajit mars ose më së voni deri në gjysmën e parë të muajit tjetër, sipas dinamikës duhet të kemi draftin fillestar të Ligjit për tarifë doganore. Këtu, ne bëjmë edhe harmonizimin e detyrimeve ndaj BE-së, në pjesën e nomenklaturës dhe treguesve numerikë, por edhe me kërkesat të investitorëve në raport të harmonizimit të normave doganore, informoi Besimi.

Në lidhje me harmonizimin e normave doganore, Ministria e Financave, siç theksoi ai, do të udhëhiqet më shumë nga aspekti i rritjes së konkurrencës së kompanive, zmadhimin e rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit, sesa nga aspekti i të hyrave fiskale të detyrimeve doganore.

Në lidhje me normat doganore, harmonizimi me normat e BE-së është detyrim pas hyrjes në Bashmin Evropian.

Tani, siç theksoi ministri, në bashkëpunim me odat, do të hartohet pakoja më e përshtatshme e cila do të lidhet me doganat ndërsa sa i përket nomenklaturës (sistemit të emrave të mallrave, sistemit të shënimit numerik, masat e veçanta, si dhe vërejtjet përkatëse) do të harmonizohemi plotësisht.

Në lidhje me kalendarin tatimor, i njejti është dorëzuar tek odat ekonomike dhe pas harmonizimit me to do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Financave.

Ministri informoi se është pranuar kërkesa e odave për ndryshime të Ligjit për tatimin mbi fitimin, ndërsa në pjesën e rritjes së vlerës për pagesën e regresit për pushim vjetor të të punësuarve nga 40 në 80 përqind. Njëkohësisht është pranuar edhe kërkesa për ndryshime në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, ndërsa në pjesën që ka të bëj me regjistrimin vullnetar për qëllime të TVSH-së, i njëjti të mund të bëhet gjatë tërë vitit.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, theksoi se Qeveria vazhdon punën e saj transparente dhe hapjen e të gjitha çështjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat