Maqedoni: Regjistrohen mbi 120 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit

Maqedonia

Maqedoni: Regjistrohen mbi 120 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim deri në ora 08:30 të ditës së sotme janë evidentuar gjithsej 121.529 persona.

Procesi për vetë-regjistrim ka filluar më 1 mars dhe do të zgjas deri më 21 prill, ndërkohë që përmes aplikacionit po regjistrohen shtetas të republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit për shkak të punës apo arsye të tjera.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, duhet të zbatohet nga 1 deri në 21 prill.

Ndërsa qytetarët që jetojnë në RMV pritet të fillojnë të regjistrohen nga 1 prilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat