Maqedoni: Mes 15-20 prillit pritet të arrijnë vaksinat kineze dhe “Pfizer”

Maqedonia

Maqedoni: Mes 15-20 prillit pritet të arrijnë vaksinat kineze dhe “Pfizer”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ditëve në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksina Sputnik V, si pjesë e donacionit të gjithsej 40 mijë dozave nga Serbia.

Filipçe tha se brenda prillit pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze dhe “Pfizer”, pas çka do të rritet edhe numri i të vaksinuarve në bazë ditore.

“Në periudhën në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksinat tjera. Që do të thothë se të gjithë qytetarët që tani po vaksinohen, do të rivaksionohen.

Kemi disa paralajmërime se mes 15-20 prillit do të vijnë vaksinat kineze dhe ato Pfizer nga kontrata direkte, por edhe nga kontrata tripartide nga Evropa. Por kur të kemi data të sakta do të njoftojmë”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat