Ministri i drejtësisë Mariçiq: Në RMV nuk ka “arusha të bardha të mbrojtura”, gjyqësori po reformohet

Maqedonia

Ministri i drejtësisë Mariçiq: Në RMV nuk ka “arusha të bardha të mbrojtura”, gjyqësori po reformohet

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:13
Bojan Mariçiq

Në intervistën e Portalb me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, ai flet për procesin e reformimit të sistemit gjyqësor si një nga kërkesat themelore për të rritur besueshmërinë në këtë sistem. Ai thotë se RMV ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të vendoset monitorim i 50 rasteve në vit, raste këto që kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë dhe kriminalitetin dhe pritet që monitorimi të fillojë nga muaji shtator. Pjesë e monitorimit, sipas tij do të jetë edhe rasti “Lagjja e Trimave” në Kumanovë.

Ministri shprehet se kontrolli i pronës së gjykatësve është vetëm një pjesë e reformimit të gjyqësorit dhe se njëkohësisht po punohet në një proces gjithëpërfshirës të punës së gjykatësve, gjykatave dhe kryetarëve të gjykatave, parandalimin e vjetërsimit të lëndëve, zhbllokim të lëndëve të bllokuara dhe rritje të efikasitetit, modernizimit të gjyqësorit nëpërmjet digjitalizimit.

Mariçiq tha se aktgjykimet për ish funksionarët është dashtë të ndodhin më herët dhe se në gjyqësor ka ende punë për tu bërë, megjithatë sipas tij, Maqedonia e Veriut si rrallë vend në rajon ka aktgjykime kundër ish kryeministrit, ish dy ministrave të brendshëm, ish shefit të shërbimit sekret.

Ai lajmëroi që sistemi për menaxhim me rastet gjyqësore AKMIS do të avancohet me sistem të ri si dhe do të ketë trajnim gjithëpërfshirës të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve për ta punuar atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat