Mashtrohet një person nga Ohri, jep 4.500 euro për trashëgim të fiktiv në Francë

Maqedonia

Mashtrohet një person nga Ohri, jep 4.500 euro për trashëgim të fiktiv në Francë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Një person 53 vjeçar nga Ohri është mashtruar përmes “Facebook’, duke paguar 4.500 euro për të marrë trashëgimi në Francë.

Sipas raportit policor, ai më 1 mars ka marrë mesazh në “Facebook” ku është njoftuar se është fitues i një trashëgimie, por së pari kanë kërkuar që të kontaktojë një avokat në Francë.

Më pas, siç thonë nga policia, ai ka marrë informacionin se si pranues i trashëgimisë së pari duhet të paguajë dhe më pas të dërgohet trashëgimia fiktive.

“Personi në fjalë disa herë ka paguar 3.730 dhe 800 euro që i ka paguar miku i tij. Pasi që nuk ka marrë trashëgiminë, ka kuptuar mashtrimin dhe rastin e kanë paraqitur në polici”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat