Gazetarët vazhdojnë të presin për t’u vaksinuar

Maqedonia

Gazetarët vazhdojnë të presin për t’u vaksinuar

Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:46
Ilustrim

Pandemia me koronavirus solli barrë të madhe edhe mbi supet e mediave dhe punëtorëve mediatikë që nga vetë fillimi kur kishte kufizime dhe masa të rrepta.

Gazetarët vazhdimisht ishin në terren duke i informuar qytetarët rreth asaj që po ndodh në shoqërinë tonë. Duke pasur parasysh punën dhe natyrën e punës së gazetarëve është shumë me rëndësi që të mbrohen me qëllim që të mund t’i informojnë qytetarët, konsideron drejtori i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Dragan Sekullovski. Por, edhe pse në listën e dytë ka më shumë gazetarë dhe punonjës të mediave që u paraqitën për vaksinim, ata vazhdojnë ta presin datën e imunizimit.

“Për listën e dytë ka më shumë persona të paraqitur, pasi në sektorin tonë vlerësohet se ka rreth 1.000 gazetarë me 1.000 punëtorë të tjerë mediatikë, plus servisi publik. Jemi duke e pritur datën se kur do të vaksinohet edhe pakoja e dytë e punëtorëve mediatikë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe këmbëngulim që kjo të ndodhë shpejt, sepse çdo ditë kemi ngjarje dhe gazetarët janë të ekspozuar në rrezik shtesë. Prandaj, shpresoj dhe apeloj që ata të vendosen në plan të parë me qëllim që të përfundojë vaksinimi i tërësisht i gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë”, potencoi Dragan Sekullovski – Drejtor i SHGM-së.

Media pyeti Ministrinë e Shëndetësisë – se kur mund të pritet imunizimi i grupit të dytë të gazetarëve, por prej atje morëm përgjigje të shkurtër se nuk kanë informacion të tillë.

Shoqata e Gazetarëve bashkë me Sindikatën ngritën aksion për imunizim të gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë, proces ky i cili zbatohet në dy faza. Faza e parë ishte për personat mbi moshën 40-vjeçare të cilët kanë sëmundje kronike. Në këtë grup ishin paraqitur 850 persona, por vaksinën e pranuan rreth 600. Në vendin tonë, luftën me Covid-19 e humbën disa punonjës të mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat