Ndodhet në paraburgim, ish-drejtori ofron miliona euro për të dalë nga qelia

Maqedonia

Ndodhet në paraburgim, ish-drejtori ofron miliona euro për të dalë nga qelia

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:46
Sasho Mijalkov

Sasho Mijalkov ka ofruar garanci milionëshe për të dalë nga paraburgimi në Shutkë.

Jozyrtarisht, ish-drejtori i DSK-së ka ofruar mbi shtatë milion euro. Garancia rritet në përpjesëtim me çdo mendim negativ të dhënë nga prokurorët në lidhje me zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Prokuroria tani duhet të paraqesë mendim shtesë nëse pajtohet me propozimin e Mijalkovit. Media dy ditë më parë njoftoi se Prokuroria e Lartë ka dhënë mendim negativ për ankesën e Mijalkovit para Gjykatës së Apelit.

Ai tashmë ka marrë 12 vjet burg për rastin “Target – Fortesa ” dhe 8 vjet për rastin “Thesari”. Tani është duke pritur vendimin për rastin “Tortura” me arrestimin e Lube Boshkovskit, ndërsa i dyshuar është edhe në rastin “Parcelat në Vodno”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat