Deputetëve të Maqedonisë për nëntë muaj u janë paguar gati 200 mijë euro për shpenzime mujore

Maqedonia

Deputetëve të Maqedonisë për nëntë muaj u janë paguar gati 200 mijë euro për shpenzime mujore

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:22
Kuvendi i Maqedonisë

Për nëntë muaj që kur u zyrtarizuan si deputetë, shteti ka shpenzuar 193 mijë euro për shpenzime rrugore.

Sipas portalit “SDK”, që i ka marrë të dhënat nga kontabiliteti në Kuvend, vetëm për muajt shkurt, mars dhe prill, kur në fakt Kuvendi ka qenë më pak aktiv, për shpenzimet rrugore të deputetëve janë shpenzuar 73 mijë euro.

Më së shumti ka shpenzuar Dajanço Eftimov nga OBRM-PDUKM i cili nga muaji gusht deri në prill të këtij viti ka marrë 7.620 euro, pas tij vjen bashkëpartiaku i tij, Petar Risteski me 7.278 euro, ndërsa deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka marrë 7.174 euro.

Jordanka Pockova dhe Angelinka Petkova nga OBRM-PDUKM kanë marrë nga 6.131 euro për shpnezim rrugore, me pas bashkëpartiaket e LSDM-së Sonja Mihaeilovska dhe Dragica Gavoçanova me nga 5.200 euro. Mes 4.200 dhe 4.800 eurove kanë marrë edhe Mile Lefkov dhe Zoranço Jovançev si dhe Panço Minov.

Interesante është fakti që shumat më të mëdha për njeri janë paguar gjatë muajit prill, kur një pjesë e madhe e deputetëve nënshkruheshin dhe nuk hynin në Kuvend për të votuar.

Problemi me shpenzimet rrugore është me vite, ndërsa u aktualizua pasi që PTHP ngriti aktakuzë kundër ish-deputetes Sillvana Boneva me dyshim se ka keqpërdorur mbi 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat