Filipçe: Mund të rekomandojmë marrjen e dozës së tretë të vaksinës

Maqedonia

Filipçe: Mund të rekomandojmë marrjen e dozës së tretë të vaksinës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:39
Venko Filipçe

“Ka një rritje të numrit të personave të infektuar, por ky është rasti në të gjithë botën. Megjithatë, masat kufizuese janë duke u kthyer në shumë vende. Është e rëndësishme që të mos ketë presion në spitale. Për momentin në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 15 pacientë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga Gjevgjelia.

Ai tha se autoritetet shëndetësore po ndiqnin intensivisht rekomandimet e OBSH -së dhe vendeve të tjera në lidhje me vaksinimin.

“Një nga skenarët e mundshëm është rekomandimi për marrjen dozës së tretë, ndërsa është e mundur që vaksina të bëhet sezonale. Virusi nuk do të zhduket menjëherë dhe lloji i virusit delta nuk do të jetë e fundit”, shtoi Filipçe.

Sipas tij, do të ketë masa për ata që nuk janë vaksinuar.

“Ne nuk mund t’i vendosim të gjithë në rrezik. Kemi vendosur theksin në vaksinim. Mendoj se interesi nuk do të ulet”, theksoi Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat