27-vjeçari nga Shqipëria kapet në kufirin në Bllacë, kërkohej nga Zvicra,

Maqedonia

27-vjeçari nga Shqipëria kapet në kufirin në Bllacë, kërkohej nga Zvicra,

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:11
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 27-vjeçar, shtetas i Shqipërisë në kufirin e Bllacës që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Njoftimi:

“Më 31.07.2021 në ora 18.30 në Vendkalimin kufitar “Bllacë”, në hyrje të shtetit, policët kanë arrestuar P.E.(27) nga Shqipëria, për shkak se gjatë kontrollit është konstatuar se gjendet në evidencën operative me masën “arresto” nga Interpoli i Zvicrës.

Ai është dorëzuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat