Afganët kaluan natën e parë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Afganët kaluan natën e parë në Maqedoninë e Veriut

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Qytetarët e Afganistanit e kaluan natën në Maqedoni. Ata janë akomoduar në hotelin Bellvi, në dalje të Shkupit. Këtu do u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, siç janë testet PCR, dhe nëse dikush është pozitiv do të qëndrojë në izolim 14 ditorë. Do u ofrohet edhe vaksinim, atyre që duan të imunizohen”.

Këta 149 persona do të kenë qëndrim të përkohshëm prej 90 ditësh në vendin tonë, dhe së shpejti do të dihet se në cilat vende do ta vazhdojnë udhëtimin e tyre të jetës. Ata mbërritën në Shkup nga Afganistani, përmes Gjeorgjisë, pak para mesnatës me aeroplan komercial afgan.

Në këtë grup ishte evidente se ka shumë fëmijë. Bëhet fjalë për familje të të punësuarve dhe bashkëpunëtorëve të organizatave ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm tani për tani nuk ka informacione nëse eventualisht do të mbërrijnë edhe refugjatë të tjerë nga Afganistani.

Jemi në koordinim të vazhdueshëm me vendet partnere. E monitorojmë situatën në aeroport dhe ashtu si do të krijohen kushtet që të mund të mbërrijë grupi tjetër që është i paralajmëruar dhe konfirmuar, atëherë natyrisht që do të jemi gati në të njëjtën mënyrë, t’i presim me dinjitet”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Vendi ka pranuar të kujdeset për rreth 800 qytetarë afganë. Por a do të vijë edhe pjesa tjetër, ende nuk dihet. Që sonte, paralelisht me tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Kabulli, zyrtarisht kanë përfunduar të gjitha evakuimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat