Ndërron jetë aktivisti nga Kallniku i Tetovës, bie nga minareja e xhamisë së re

Maqedonia

Ndërron jetë aktivisti nga Kallniku i Tetovës, bie nga minareja e xhamisë së re

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kallnik të Tetovës. Njëri nga aktivistët për ndërtimin e xhamisë së re të këtij fshati, Haxhi-Xhema (BACI), ka rënë aksidentalisht nga minareja në ndërtim e sipër e xhamisë së re të këtij fshati dhe ka ndërruar jetë, mëson Tetova News nga burime jozyrtare.

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot, pas lutjeve të drekës, në va*rrezat e Kallnikut.

Njoftimi për ndarjen e tij:

"Nuk dite t’ndalesh deri nmomentet e fundit për ndërtimin e kësaj Bukuroshe,vullneti yt ishte i pakompromistë Haxhi-Xhema (BACI) ALLAHU tgradoft me XHennet për veprat e tua Humane ishe BABA-VËLLA-SHOKË të gjitha në nji kohë,do të kujtojmë dhe lutemi për ju i DASHUR
Varimi bëhet pas Namazit të drekës tek Var/ezat e fshatit Kallnik
", shkruan Dullo J Abdullahi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat