Mbrëmë është regjistruar tërmet në Kërçovë

Maqedonia

Mbrëmë është regjistruar tërmet në Kërçovë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve Rihter, mbrëmë e ka dridhur rrethinën e Kërçovës.

Rrjeti seizmologjik telemetrik me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, tërmetin e ka regjistruar mbrëmë në orën 21:17.

Epiqendra e të cilit ka qenë në rajonin e Kërçovës.

Kjo dridhje e tokës është ndjerë edhe nga banorët e rajonit jugperëndimor të vendit, me intensitet prej 3 shkallëve sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat