Dy persona të vrarë me “kallash”, a janë funksionarët e arratisur të DSK-së?

Maqedonia

Dy persona të vrarë me “kallash”, a janë funksionarët e arratisur të DSK-së?

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:46
ilustrim

Policia maqedonase është në këmbë, pasi dy persona janë gjetur të vrarë në Koçan. Rastin në polici e ka paraqitur personi S.M.  28 vjeçar, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Ai i ka thënë policisë se në shtëpi ka gjetur të vrarë personat S.G. (42) dhe J.P. (25), me çka janë demantuar dyshimet e paraqitura në opinion se dy personat e vrarë mund të jenë ish funksionarët e lartë policorë që janë arratisur, pasi akuzohen për vepra të rënda penale nga PSP.

Sipas informatave të para te policisë, pranë tyre është gjetur një pushkë automatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat