Ky është kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune të Çairit

Maqedonia

Ky është kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune të Çairit

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 20:18
Kastriot Rexhepi

Zgjedhjet Lokale që duhet të mbahen në Tetor të këtij viti i kanë vënë në lëvizje të gjitha partitë politike për të gjetur kandidatët më të mirë për të garuar në zgjedhje.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se tashmë është thuajse e vendosur se Lëvizja Besa në Çair do garojë me Kastriot Rexhepin i cili tashmë është i njohur edhe për opinionin publik si një nga “frontmenat” e kësaj partie.

Rexhepi është anëtar i Kryesisë Qendror si dhe sekretar i Sekretariatit për menaxhimin e Departamenteve apo ndryshe i njohur si Qeveria nën hije që ka formuar Lëvizja Besa.

Rexhepi duke hyrë në politikë për herë të parë dhe duke pasur parasysh se kohë të gjatë ka punuar në sektorin civil e bën atë favorit dhe të pranueshëm edhe për votuesit e partive të tjera politike si dhe të intelektualëve të cilët nuk identifikohen me parti politike. Poashtu, Rexhepi ka dëshmuar se ka një elokuencë të jashtzakonshme nga paraqitjet e tij publike nëpër debate.

Nga po të njejtat informacione brenda Lëvizjes Besa mësojmë se kandidatura e Rexhepit është vendosur ditën e ejnte pas një takimi të strukturave më të larta të partisë. Zyrtarizimi i të njejtës pritet të ndodhe menjëherë pas shpalljes të zgjedhjeve lokale nga ana e Kryetarit të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat