Bektesh-Plomp: Do të përpilohet plan afatgjatë për rajonin e Ohrit dhe Strugës

Maqedonia

Bektesh-Plomp: Do të përpilohet plan afatgjatë për rajonin e Ohrit dhe Strugës

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 14:59
Bektesh-Plomp

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp.

Bekteshi ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve shumë intensiv dhe të suksesshëm, ndërsa temat kryesore që u diskutuan ishin turizmi, bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Ai tha se Maqedonia me Holandën ka një histori të suksesshme bashkëpunimi, duke marrë si shembull numrin e turistëve holandez, që sipas parashikimit me strategjinë për turizëm është përmbushur.

Ministri tha se bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme, janë dy degë të ekonomisë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe se shkëmbimi i përv ojës holandeze do të ndihmonte shumë.

Nga ana tjetër ambasadori Plomp, tha se, në bashkëpunimin me Maqedoninë, Holanda në qendër të interesimit e ka ekonominë. Ai tha se për holandezët Maqedonia ngelet një destinacion i dëshirueshëm për ta vizituar dhe kërkoi që të përpilohet një plan afatgjatë për rajonin e Ohrit-Strugës, pasi që numri i këtyre turistëve rritet dhe me këtë duhet rritur edhe ai i kapaciteteve pritëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat