Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Maqedonia

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:54
Marko Zvërlevski

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disa javëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevskin. Para dy minutave deputetët e Parlamentit me 64 vota për dhe asnjë kundër votuan që Marko Zvërlevski të mos jetë më kryeprokuror i shtetit.

Gjatë votimit, në Parlament nuk ishin të pranishëm deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tyre, shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevskit, është joligjor dhe i pa pranueshëm për ta. Pak çaste para votimit, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski për herë të fundit u përpoq të obstrujë dhe të pengojë votimin, mirëpo Xhaferi ishte i palëkundur në vendimin e tij për të nxjerrë në votim shkarkimin e Zvërlevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat