Nxënësit në Maqedoni sot ju kthehen bankave shkollore

Maqedonia

Nxënësit në Maqedoni sot ju kthehen bankave shkollore

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 10:01
Foto ilustruese

Mbi 20 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore në vitin e ri akademik 2017/18, i cili në vend që të fillojë më 1 shtator, me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të fillojë sot.

Sipas të dhënave të MASH-it, numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar në klasën e parë arrin deri 20437.

Në Shkup në gjithsej 10 komuna deri tani janë paraqitur 6159 nxënës të klasës së parë.

Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17131 nxënës. Interesim më të madh ka zgjuar arsimi profesionale, ku janë regjistruar 9983 nxënës, ndërsa në gjimnaz janë regjistruar 6703.

Nga MASH thonë se numrin përfundimtar të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do ta kenë në mes të shtatorit, pas kompletimit të të dhënave në koordinim me gjitha komunat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat