Bekim Saliu nokauton Kastriot Rexhepin, del për Çairin nga BESA

Maqedonia

Bekim Saliu nokauton Kastriot Rexhepin, del për Çairin nga BESA

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 08:54
Bekim Saliu dhe Kastriot Rexhepi

Bekim Saliu do të jetë kandidati për kryetar komune nga radhët e BESËS. Pas shumë grindjeve të mëdha mes grupit të Bekim Saliut dhe Kastriot Rexhepit, Saliu ka arritur ta mposht kundërshtarin e tij bashkëpartiak duke e nokautur për toke.

Nuk dihet nëse Kastriot Rexhepi  dhe grupi i tij tani do të vraponjë për ti ndihmuar Bekimit, por siç mësohet Kastriot Rexhepi është tepër i hidhëruar edhe me Bilall Kasamin dhe pesshën e BESËS, pasi Kastrioti ka qenë personi që ka qenë më aktiv në media duke e mborjtur partinë.

Ndryshe Bekim Saliu me 15 shtator do të përballet me Visar Ganiun e BDI-së, Faruk Avdiun  e ASH-së dhe nuk dihet nëse LSDM-ja do të ketë kandidat të saj apo do të përkrah Visar Ganiun që në raundin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat