Yee: Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, shumë e rëndësishme për rajonin

Maqedonia

Yee: Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, shumë e rëndësishme për rajonin

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 10:14
Hoyt Brian Yee

“E përshëndes marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Maqedoninë. Ajo është e rëndësishme për Maqedoninë dhe Bullgarinë, por edhe për gjithë rajonin”, deklaroi zv.ndihmësi i sekretarit amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee në takim me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Yee dhe Zakharieva kanë biseduar në Slloveni në kuadër të forumit strategjik në Bled.

“Një nga veçoritë e kësaj marrëveshje është se është përpunuar pa ndihmë të jashtme, me ç’ka treguam se problemet i zgjidhim pa ndërmjetësues”, ka thënë Zakharieva.

Ajo shpresoi se marrëveshja do të mundësojë atmosferë të mirë, me të cilën Maqedonia do t’i përmirësojë marrëdhëniet edhe me fqinjët tjerë.

Zakharieva dhe Yee kanë biseduar edhe për situatën aktuale politike në rajon dhe iniciativën e Bullgarisë në politikën e jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat