“Pavarësia e mediumeve nuk varet vetëm nga ligjet, por edhe nga vetë mediat”

Maqedonia

“Pavarësia e mediumeve nuk varet vetëm nga ligjet, por edhe nga vetë mediat”

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:53
Ilustrim

Trupat rregullator të mediumeve në rajon akoma shihen si komentues të ngjarjeve politike dhe mediale, ndërsa pavarësia e mediumeve nuk varet vetm nga trupi rregullator, por edhe nga vetë mediumet. Ky është velerësimi i përfaqësuesve të trupave rregullator të mediumeve të rajonit, të cilët sot morën pjesë në konferencën rajonale në Shkup.

“Një nga motivet e agjencisë sonë, është të ndihmojmë mediumet të në shkallë sa më të madhe të jenë profesionale dhe të pavarura, por kjo më shumë varet edhe nga mediumet. Nuk është e mjaftueshme vetëm trupi rreullator të ndihmojë, por duhet edhe vetë mediat të punojnë në këtë”, tha Elvira Cekoviq nga Mali i Zi.

Sipas Marija Stojanova nga Bullgaria, në shtetet ballkanike përceptimi për trupat rregullator është i gabuar.

Ndërsa drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në Maqedoni, Zoran Trajçeski, theksoi se që të garantohet pluralizmi dhe pavarësia e mediumeve nuk është e mjaftueshme vetëm kuadri ligjor, por duhet të investohet edhe në resurse njerëzore.

Konferenca rajonale është e organizuar me rastin e 20 vjetorit të ekzistimit të ASHMAA në Maqedoni, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat