Deputetët e BESËS nuk votuan pro gjuhës shqipe?!

Maqedonia

Deputetët e BESËS nuk votuan pro gjuhës shqipe?!

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:56
BESA

Në pyetjen tonë për këtë veprim të BESËS, ata kanë hedhur poshtë këto informacione duke thënë se “është një shpifje e radhës e BDI-së ndaj BESËS”

Sot në Komisionin për çështje evropiane u hap debat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe që paraqet nismën e procedurës ligjore për zyrtarizmin e gjuhës shqipe.

Që në fillim të debatit kishte përplasje midis kryetarit të KÇE-së dhe deputetët e VMRO-së. Ndërkohë, në votimin e parë për miratimin e rendit të ditës, deputetët e BESËS, ku anëtar është Fadil Zendeli, ata nuk votuan PRO, duke lënë kështu deputetët e shumicës parlamentare BDI dhe LSDM vetëm të bëjnë betejën për gjuhën”.

Por, në pyetjen tonë për këtë veprim të BESËS, ata kanë hedhur poshtë këto informacione duke thënë se “është një shpifje e radhës e BDI-së ndaj BESËS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat