Avokati i Popullit: Gjendja me deponitë është nën çdo nivel

Maqedonia

Avokati i Popullit: Gjendja me deponitë është nën çdo nivel

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:42
Avokati i Popullit

Zv.Avokatja e popullit, Vaska Bajramovska Mustafa, sot informoi se është ulur numri i ankesave tek Avokati i Popullit për mbrojtjen e të drejtës së ambientit jetësor nga 35 në vitin 2012 në 15 në vitin 2016, me ç’ka sipas saj, ankesat më shumë kanë të bëjnë për zhurmat e mëdha.

“Kjo tregon se niveln e ulët të vetëdijes ekologjike, por edhe nevojën për vetëdijësimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, shqetëson edhe interesimi i organeve dhe institucioneve kompetente, mosbashkëpunimi dhe mungesa e koordinimit për ndërmarrjen e masave sistematike mes pushtetit qendror dhe lokal”, tha Bajramovska-Mustafa.

Hetimet e Avokatit të Popullit për gjendjen me deponitë në Maqedoni, të kryera në vitin 2016, tregojnë se gjendja me mbeturinat është nën çdo nivel dhe nuk respektohet asnjë normë ligjore.

Ajo theksoi se deponitë rajonale shfrytëzojnë vetëm 14 komuna, ndërsa 42 komuna shfrytëzojnë deponi lokal për mbaturinat komunale dhe tjerat, ndërsa 11 komuna nuk shfrytëzojnë as deponi lokale as komunale.

Ajo tha se këto analiza tregojnë urgjencën e koordinimit mes gjithë pjesëmarrësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat