BDI frikë nga BESA

Maqedonia

BDI frikë nga BESA

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:20
Ali Ahmeti

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duket se është frikuar të qesë kandidat në garën për Kryetar të kryeqytetit maqedonas, Shkupit. Partia e re politike, BESA, sipas sondazheve të fundit, ka zgjeruar mbështetjen e saj në mesin e shqiptarëve të Shkupit. Pikërisht kjo duket të jetë arsyeja që e ka shtyrë Ahmetin që të tërhiqet dhe që për herë të parë t’i detyrojë mbështetësit e tij, shqiptarët, që të votojnë për një parti maqedonase – siç është LSDM e Zoran Zaevit.

Siç mësohet jozyrtarisht nga një burim i lartë në partinë BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë në negociata intensive që duhet të rezultojnë me mbështetje të kandidatit të LSDM-së nga ana e BDI-së që në raundin e parë.

Kërkesa e Zaev është me qëllim për të përdorur modelin zgjedhor në Maqedoni dhe të fitojë një kryetar komune që në raundin e parë.

Nëse marrëveshja arrihet, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Maqedonisë që partia më e madhe shqiptare nuk ka kandidat për kryetar komune, edhe pse më shumë se 20% e shqiptarëve jetojnë në Shkup.

Kjo do të thotë se shqiptarët nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë mbështetje për një kryebashkiak shqiptar në Shkup, gjë që është e barabartë me një katastrofë kombëtare – raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Sipas të njëjtit burim, motivi kryesor i Ahmetit për t’u pajtuar me kërkesën e Zaevit është që BDI-ja të shmangë një përballje të drejtpërdrejtë me partinë BESA në Shkup dhe një disfatë serioze.

BESA konsiderohet si favorit për këto zgjedhje, veçanërisht në Shkup, ku komuna e Çairit është bastioni më i fortë i tyre.

Në BDI ka pakënaqësi serioze me këtë qëllim të Ahmetit, thonë Ahmeti bën politikën e konceptit “vëllazërim-bashkim” nga ish-Jugosllavia, ku shqiptarët ishin të margjinalizuar dhe pa të drejtat më themelore.

Burimi thotë se anëtarët e partisë kanë frikë se me këtë lëvizje dhe me ikjen nga fushëbeteja që nga fillimi tregojnë se po tërhiqen nga fitorja në zgjedhjet lokale në Çair dhe Saraj të cilat janë pjesë e qytetit të Shkupit dhe paraprakisht konsiderohen si të humbura.

I njëjti burim ka thënë se një pjesë e madhe e anëtarësisë së BDI-së në Shkup dyshojnë se Ahmeti është shantazhuar nga LSDM për veprimet e tij kriminale që kryenin anëtarët e familjes së tij dhe për këtë arsye i tradhton shqiptarët.

A do ti shesë Ali Ahmeti shqiptarët në Shkup, mbetet për t’u parë.

Ndryshe, partitë politike kanë afat deri të enjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash. Por, vendimi i BDI’së duket tashmë punë e kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat