Disa shkolla nuk respektojnë vendimin e ministres Renata Deskoska, nuk tërheqin librat nga përdorimi

Maqedonia

Disa shkolla nuk respektojnë vendimin e ministres Renata Deskoska, nuk tërheqin librat nga përdorimi

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 23:08
Ilustrim

Një numër i konsiderueshëm i shkollave nuk kanë respektuar vendimin e ministres së arsimit Renata Deskovska, që të tërheqin nga qarkullimi librat “ Arsimi qytetar” dhe shoqëria për klasën e katërt. Sipas ministres këta libra duhet të hiqen nga përdorimi për shkak të përmbajtjeve fyese dhe stereotipave si dhe gabimeve të shumta.

Por, pavarësisht vendimit disa shkolla kanë lejuar që të përdoren por pa precizuar se cilët janë këta shkolla dhe çfarë masash duhet të ndërmerren ndaj drejtorëve që nuk kanë respektuar vendimin e ministrisë. 

Ajo pohoi se sërish do të ketë urdhër që këta libra të tërhiqen nga përdorimi. Në anën tjetër shumë libra me përmbajte fyese dhe denigruese për shqiptarët vazhdojnë të mbeten në qarkullim dhe gjasat që këta të tërhiqen nga qarkullimi këtë vit shkollor janë shumë të vogla. 

Kohë më parë ministra bëri të ditur se është koha shumë e shkurtër që këtë vit shkollor të kemi tekste të reja mësimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat