Gjorçev: Maqedonia kishte zgjedhjet më të parregullta dhe më jodemokratike në historinë e saj

Maqedonia

Gjorçev: Maqedonia kishte zgjedhjet më të parregullta dhe më jodemokratike në historinë e saj

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:55
Vlatko Gjorçev

Republika e Maqedonisë dje kishte zgjedhjet më të parregullta dhe më jodemokratike në historinë e Maqedonisë së pavarur, ka thënë Vlatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE

Sipas tij, nuk ka pasur zgjedhje më të dhunshme në 27 vitet e fundit dhe nuk ka pasur zgjedhje me më shumë ryshfete, dhunë dhe parregullsi.

“Janë vërejtur dhe dokumentuar një numër i madh parregullsish, indicione të ryshfetit, kërcënimeve dhe shantazheve, duke përfshirë edhe shantazhe nga zyrtarë policor. Herët në mëngjes heshtja zgjedhore është shkelur, kurse ka edhe dyshime serioze për mbushje të kutive me të ashtuquajturën metodë “treni bullgar” në disa komuna në të gjithë vendin. VMRO-DPMNE deri tek përfaqësuesit ndërkombëtarë të OSBE-së dhe ODIHR-it ka dërguar video materiale dhe fotografi për një numër të madh të parregullsive zgjedhore të vërejtura”, ka thënë Gjorçev.

Për të gjitha këto parregullsi, thotë Gjorçev, MPB-ja dhe institucionet shtetërore heshtin dhe nuk reagojnë, për shkak se ata janë nën kontrollin e plotë të LSDM-së dhe se vetë ata janë autorë të krimeve zgjedhore.

Ai përsëri kërkoi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos që do të zbatohen nga një qeveri teknike në të njëjtën mënyrë si ata më 11 dhjetor 2016, ai kërkoi dorëheqjen dhe shkarkimin e kryetarit të KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski dhe rikthimin e zgjidhjes së vjetër ligjore, që ishte gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, kur kryetari i KSHZ ishte nga radhët e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat