Aksident në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë, lëndohet rëndë një motoçilist

Maqedonia

Aksident në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë, lëndohet rëndë një motoçilist

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:03
Ilustrim

Një shofer i motoçikletës është lënduar rëndë në aksidentin që ndodhe dje pasdite në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, tek fshati Obllavcë, në të cilin kanë marrë pjesë edhe dy makina tjera.

Siç infromon MPB, në aksident lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti J.V (23) nga fshati Rezhanovcë, i cili është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, por për shkak të lëndimeve të rënda është vendosur në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Gjatë kohës 17:30 deri 18:45 komunikacioni në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë ka qenë në ndërprerje.

Nga MPB thonë se hetime në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat