Ministri i diasporës, Edmond Ademi fton mërgimtarët të votojnë në referendumin e 30 shtatorit - Bota Sot
Ministri i diasporës, Edmond Ademi fton mërgimtarët të votojnë në referendumin e 30 shtatorit

Maqedonia

Ministri i diasporës, Edmond Ademi fton mërgimtarët të votojnë në referendumin e 30 shtatorit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:37
Edmond Ademi

Ministri i angazhuar për çështjet e diasporës ,Edmond Ademi, ka bërë ftesë publike deri te mërgimtarët që të votojnë në referndumin për çështjen e ndryshimit të emrit.

“Kemi obligim qytetar që të sjellim vendim të duhur, të dalim me votën tonë të kontribuojmë për ardhmëri më të mirë të përbashkët. Të bashkuar, me forca të përbashkëta, sëbashku mund ta sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendimi varet ekskluzivisht nga ne, përgjegjësia është e jona. Ju vendosni nëse Republika e Maqedonsië do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me pranimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë. Tani është koha për vendim”, thuhet në kumtesën e ministrit Ademi.

Paraqitja ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 23 gusht në web-faqen e KSHZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...