Katër kompani të dyshimta nuk do të marrin grandet për inovacione

Maqedonia

Katër kompani të dyshimta nuk do të marrin grandet për inovacione

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:56
Ilustrim

Katër kompani të cilat janë sqaruar se në strukturat e tyre kanë  pasur persona të cilët kanë ushtruar funksione publike ose anëtar të familjeve, janë përjashtuar prej procesit të tanishëm të nënshkrimit të marrëveshjeve, deklaroi sot drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.

Ai tha se ka kërkuar nga Komiteti për përmirësimin e investimeve përsëri këto projekte të vlerësohen.

Për 73 kompanit tjera të cilët janë sqaruar se nuk kanë funksionar publik në strukturat e tyre, proceduara e nënshkrimit të marrëveshjes është në përfundim.

“Pres që këto projekte investuese në javët e ardhshme të fillojnë me realizimin praktik”, tha Despotovski.

ZV. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev i quajti spekulime informatat se disa kompani më herët do t’i marrin grandet.

“Para askush nuk ka marr sepse parat do të merren pasi kompanitë të tregojnë kapacitetet e tyre dhe do t’i investojnë mjetet e tyre. Donë të thotë se, ajo çka ishte si informacion më herët e paraqitur në publik se disa kompani më herët do të marrin grandet është gënjeshtër dhe i demantojmë ato”, tha Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat