Deskoska parashikon tri rezultatet e mundshme të referendumit

Maqedonia

Deskoska parashikon tri rezultatet e mundshme të referendumit

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:37
Renata Deskoska

Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistoj ndalim në sistemin tonë të drejtësisë, as për thirrje dhe as për organizim të bojkotimit të referendumit. Vepra penale e cila interpretohej në opinion si bazë për bojkotim të referendumit, sipas meje ka mendim tjetër, gjegjësisht ndalon tjerë sjellje, tha në intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ministrja shtoi se e shqetësojnë interpretimet e ndryshme të Ligjit penal.

“Me shqetëson, për shembull, interpretimi i Ligjit penal e cila ishte pranuar në akuzën që Gruevski në vitin 2015 e lexonte për Zaevin se ka ushtruar dhunë drejt funksionarëve më të lartë shtetëror, ka ushtruar dhunë ndaj tij. Atëherë isha e shokuar nga ajo se çfarë dëgjoja dhe nga ajo se lideri i opozitës akuzohet se gjatë bisedës me kryeministrin në zyrën e kryeministrisë, me fjalët ka ushtruar dhunë ndaj tij. Bëhet pyetja se sa dikush mund të jetë monstruoz që të bëjë një interpretim të tillë të Ligjit penal dhe të mendoj në akuzë të tillë”, tha Deskoska.

Ajo theksoi se është përfaqësuese e interpretimeve liberale të të drejtave të njeriut dhe mendon se ato duhet të kenë përparësi në mbrojtje.

Në pyetjen se nëse nuk arrihet dalja e pritur. Kthimi i çështjes në Kuvend a do ta bëjë marrëveshjen me Greqinë të besueshme, Deskoska u përgjigj se parashikon tri rezultate nga referendumi:

Njëri është nëse ka censuz dhe shumica e konfirmon çështjen. Në atë mënyrë të gjithë institucionet duhet ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve, ndërsa kjo do të thotë prezantim i marrëveshjes, ndryshimet kushtetuese dhe të ngjashme. Tjetra është nëse ka censuz dhe shumica përgjigjet negativisht në çështjen. Në atë mënyrë, gjithashtu, institucionet duhet të zbatojnë vullnetin e qytetarëve, ndërsa kjo do të thotë tërheqja e marrëveshjes nga Kuvendi dhe Qeveria. Ndërsa rezultati i tretë është nëse nuk ka censuz. Kjo do të thotë nëse nuk është marr vendim në referendum dhe u lihet institucioneve që të marrin vendim. Besueshmëria dhe vendimi i më tejshëm do të varet nga numri i qytetarëve që do të dalin në votim dhe numri i votave që do të jepen nga secili opsion i mundshëm për të cilën do të sqarohen”, tha ministrja e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat