Asselborn: “Ju presim në NATO”

Maqedonia

Asselborn: “Ju presim në NATO”

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 13:14
Nikolla Dimitrov dhe Jean Asselborn

Referendumi i 30 shtatorit është zgjidhje për Maqedoninë, nëse do të shkojë në të ardhmen ose do të mbetet në të kaluarën.

Kështu tha sot ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, me të cilin nënshkruan marrëveshje për informata të klasifikuara si dhe u morën vesh për mbledhje të përbashkëta ndër-qeveritare në vitin 2019.

Ai theksoi se nëse qytetarët duan të ardhme, pjesëmarrja në referendum do të duhet të jetë e lartë dhe përgjigja e qartë.

“Ju presim në NATO. Marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me emrin, por me identitetin e shtetit dhe popullit. Rezultati tani është në tavolinë. Nëse do të isha në Maqedoni, unë do t’i thosha “Po” marrëveshjes”, u shpreh  Asselborn. Ndërsa Dimitrov siguroi se më 30 shtator qytetarët do të vendosin për të ardhme euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat