Mickoski dhe Ivanovi i thanë Stoltenbergut se nuk e pranojnë marrëveshjen

Maqedonia

Mickoski dhe Ivanovi i thanë Stoltenbergut se nuk e pranojnë marrëveshjen

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:41
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup.

Në kumtesën e Kabinetit të Kryetarit të Shtetit thuhet se vendi i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO që nga viti 2008 dhe se nuk ka pasur kushte tjera për t’u plotësuar, duke aluduar në marrëveshjen me Greqinë.

“Besoj se vendi i vërtetë i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian. Ende i përkrah qëllimet tona strategjike. Por, BE-ja dhe NATO-ja në asnjë rast nuk duhet të jenë alibi për marrëveshje të ligë”, thuhet në kumtesën e Kryetarit Ivanov.

Ivanovi ka shtuar se të gjitha obligimet e tij si Komandant Suprem i forcave të armatosura në aspektin e sigurisë janë arritur dhe ARM-ja i plotëson detyrat e vendosura, duke arritur të tregohet si partner me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u Jens Stoltenberg u takua edhe me Kryetarin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se OBRM-PDUKM-ja nuk e përkrah marrëveshjen me Greqinë.

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski deklaroi se OBRM-PDUKM-ja përkrah integrimet e vendit në NATO, dhe se anëtarësimi në këtë organizata, ashtu sikurse në Bashkimin Evropian janë interes strategjik të vendit. Në të njëjtën kohë ai theksoi se marrëveshja me Greqinë është e papranueshme për OBRM-PDUKM-në dhe është jashtë nga principet dhe qëllimet e saja”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat